Kriza politike në Izrael, Netanjahu nuk e formon dot qeverinë

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 07:42 | Bota
Kriza politike në Izrael, Netanjahu nuk e formon dot qeverinë

Vijon të zgjatet dhe më tej kriza politike në Izrael, ku partia kryesore e kryeministrit Netanjahu nuk ka mundur dot sërish të formojë qeverinë e re.

Kryeministri Netanjahu mori besimin dhe mandatin e presidentit Rivlin për krijimin e kabinetit të ri, por afati 28-ditor skadoi dhe kjo gjë nuk u arrit.

Gjatë këtyre ditëve, Netanjahu nuk arriti të krijonte mazhorancën e nevojshme prej 61 vendesh në Knesset-in me 120 karrige. Tashmë çështja i kalon sërish presidentit të vendit që mund të zgjasë afatin me 14 ditë ose të japë një mandat të ri.

Opozita duket e vendosur të mos bashkëpunojë me Netanjahun pas akuzave për ryshfet që ai po përballet në gjykatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos