
Britania e Madhe ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus që nga nisja e pandemisë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 58 mijë persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirusi, ndërkohë që janë realizuar më shumë se 430 mijë testime.
Gjithashtu 407 persona të tjerë humbën jetën, për ta çuar bilancin total të fataliteteve në 75,431.
Ndërkohë në Itali, pas realizimit të mbi 77 mijë testime, 10 mijë prej tyre rezultuan pozitive me Covid-19. Një përmirësim shënoi bilanci i fataliteteve ku 348 persona të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit.
Aktualisht në Itali janë ende pozitivë me koronavirusi 570.458 persona, 544.562 prej të cilëve ndodhen të izoluar në banesa. (A2 Televizion)