Irani sekuestron anijen koreano-jugore: Po hidhte kimikate në Gjirin Persik

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 17:01 | Bota
Irani sekuestron anijen koreano-jugore: Po hidhte kimikate në Gjirin Persik

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se Rojet Revolucionare sekuestruan në ujërat e Gjirit Persik një naftëmbajtëse me flamur koreano-jugor, në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Koresë së Jugut janë përshkallëzuar, për shkak në ngrirjes së aseteve të regjimit iranian.

Seuli konfirmon sekuestrimin e anijes në ujërat e Omanit dhe kërkon nga Irani lirimin e saj të menjëhershëm.

Në raportimet e mediave iraniane thuhet se arsyeja e ndalimit të anijes ishte pasi ajo po shpërndante lëndë kimike në ujërat e Gjirit. Ato shpërndanë dhe imazhe të shoqërimit nga Rojet Revolucionare të anijes me 7200 tonë etanol.

Aktualisht anija dhe anëtarët e ekuipazhit të saj janë duke u mbajtur në portin Bandar Abbas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos