Ministri britanik: Varianti i koronavirusit nga Afrika e Jugut më problematik se i Mbretërisë së Bashkuar

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 15:27 | Bota
Ministri britanik: Varianti i koronavirusit nga Afrika e Jugut më

Ministri Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi se ai është tepër i shqetësuar për variantin e koronavirusit të Afrikës së Jugut dhe e përshkroi atë si më problematik sesa llojin e ri të Mbretërisë së Bashkuar.

"Ky është një problem shumë, shumë i rëndësishëm", tha Hancock për BBC.

Britania e Madhe tashmë ka kufizuar fluturimet nga Afrika e Jugut dhe ka vendosur të lërë në karantinë këdo që udhëton prej andej.

Ndërkohë, një shkencëtar kryesor i Oksfordit, John Bell, ka thënë se ekziston një "pikëpyetje e madhe" rreth efektivitetit të vaksinave aktuale në variantin e Afrikës së Jugut.

Varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar besohet ta ketë origjinën në Anglinë juglindore. Shkencëtarët britanikë thonë se modeli i mutacioneve e bën atë të transmetohet më lehtë, megjithëse nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë.

"Mutacionet që lidhen me formën e Afrikës së Jugut janë me të vërtetë ndryshime thelbësore në strukturën e proteinave", shtoi shkencëtari, John Bell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos