Britney Spears, duet sekret me Elton John në Beverly Hills, kënga del në gusht

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 16:01 | Showbiz

Në fshehtësi, Britney Spears po përgatitet të rikthehet në skenë. Princesha e popit ka regjistruar me Elton John një duet të këngës legjendare "Tiny Dancer", e cila do të publikohet në gusht me Universal Music.

Sipas Page Six, rubrika e thashethemeve e "Neë York Post", regjistrimi i këngës u bë në një studio të Beverly Hills.

"Ishte një ide e Eltonit, i cili është një fans i madh i saj" tha një burim, sipas të cilit kjo u mundësua nga producenti Andrew Watt, i cili krijoi një album për Justin Bieber, Miley Cyrus, Pearl Jam dhe Ozzy Osbourne dhe fitoi Producentin e Vitit në Grammy 2021.

Elton John shkroi "Tiny Dancer" me Bernie Taupin në 1971, dhjetë vjet para se Britney të lindte. Ylli i popit kishte njoftuar rikthimin e saj në punë, pasi u lirua pas 13 vjetësh nga kujdestaria ligjore e të atit të saj  Jamie.

Në mesin e korrikut, Spears postoi një video në Instagram në të cilën ajo këndon një version të përditësuar të hitit të saj të vitit 1998 "… Baby One More Time" me mbishkrimin: "Unë nuk e kam ndarë zërin tim për një kohë shumë të gjatë, ndoshta shumë gjatë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos