Pas Ray Liotta, ndërron jetë një tjetër aktor i “GoodFellas”

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 21:20 | Showbiz

Aktori i Hollywood, Paul Sorvino, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, për shkaqe natyrore.

Sorvino, një nga protagonistët e filmit “GoodFellas”, ka kaluar 50 vite në televizion dhe kinema, aty ku shpesh ka portretizuar gangsterë.

Aktori mori famë me rolin e Paul Cicero, në filmin e suksesshëm të vitit 1990 “GoodFellas”, ku interpretonin edhe Ray Liotta, Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Në muajin maj, në moshën 67-vjeçare, u nda nga jeta edhe Ray Liotta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/26/vdes-ne-gjume-aktori-i-njohur-i-hollywood/

A2 CNN Livestream

Latest Videos