BSH flet për buxhetin: Rrezik i veçantë nga borxhi, energjia dhe pensionet

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 14:17 | Ekonomi
BSH flet për buxhetin: Rrezik i veçantë nga borxhi, energjia

Me një buxhet të madh, vijnë edhe përgjegjësi të mëdha. Përballë pasigurive që mund të rrezikojnë shëndetin ekonomik të vendit, Banka e Shqipërisë fton qeverinë të bëjë kujdes me mënyrën se si do të shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë vitin e ardhshëm.

Gjatë dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori Sejko sugjeroi shtimin e fondit rezervë në buxhet dhe monitorimin e vazhdueshëm të sektorit energjetik dhe realizimit të buxhetit, për të ndërhyrë në kohë pa rrezikuar rritjen e deficitit.

Ndërsa harmonizimi i politikave që merr Banka Qendrore dhe atyre që ndërmerr qeveria, sipas Sejkos është ilaçi i vetëm për krizën.

Duke parë nga e ardhmja dhe kostot gjithmonë e më të mëdha për të mbuluar gropën e pensioneve, Guvernatori sugjeroi gjithashtu reformimin e skemës së sigurimeve shoqërore.

Banka e Shqipërisë identifikon si rrezik potencial edhe programin e Partneritetit Publik-Privat. Ashtu sikur janë shprehur më herët edhe partnerët ndërkombëtarë, banka sugjeron vendosjen e një limiti për vlerën e përgjithshme të PPP-ve, përzgjedhjen me kujdes të projekteve sipas programit strategjik të investimeve dhe një monitorim më të kujdesshëm të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos