
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi kërkesën e shoqatës së bankave për të shtyrë deri në fund të marsit masat lehtësuese.
“Në mbledhje u miratua: shtyhen efektet e pikës a) të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.05.2020 për mënyrën e klasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuara deri ne datën 31 mars 2021. Kështu kreditë e ristrukturuara deri në 31 mars 2021 mund të ruajnë të njëjtin klasifikim dhe provigjioninim me ato para provigjionimit”- thuhet në njoftim.
Një ditë më parë Shoqata i bëri kërkesë Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e masave lehtësuese deri ëm 31 mars.
Po sot Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi shtyrjen deri më 1 Janar 2022 të ndryshimeve në rregulloren e administrimit e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave dhe pezullimin e shpërndarjes nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021. (A2 Televizion)