Tiranë-Elbasan, nga 14 marsi me dy korsi

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 17:35 | Ekonomi
Tiranë-Elbasan, nga 14 marsi me dy korsi

Në autostradën Tiranë-Elbasan, e nisur vite më parë dhe ende e papërfunduar, po kryhen punimet e fundit. Qeveria ka parashikuar që të enjten e 14 marsit, që përkon edhe me ditën e verës të bëjë hapjen e saj me dy korsi.

Ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo është vepra e dytë më e madhe publike në vend. Investimi nisi fillimisht me një shumë prej 290 milionë dollarësh, të siguruara përmes disa donacioneve me mbështetjen e Bankës Islamike për Zhvillim. Ndërkaq në qershor 2017, përpara zgjedhjeve, parlamenti do të miratonte marrjen e një kredie prej 35 milionë dollarësh për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar.

Projekti do të haste probleme të tjera gjatë zbatimit dhe kosto e tij do të shtohej rrugës, për të arritur në një finale me rreth 450 milionë dollarë. Afati fillestar për përfundimin e autostradës ishte viti 2014. Rreth 5 vite më vonë, rruga është ende e hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos