Bucha, qyteti ukrainas i goditur nga mizoritë ruse hap dyert për viktimat e luftës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 10:27 | Bota

Në rrugët e shkatërruara të Bucha-s, që panë skenën e masakrave famëkeqe vitin e kaluar, ka nisur rindërtimi. Pavarësisht nga tragjedia që ndodhi këtu, qyteti ukrainas tani ka hapur dyert e tij për refugjatët nga rajonet e shkatërruara nga lufta.

Një njësi e përkohshme banimi pret disa dhjetëra njerëz nga Ukraina lindore, ndërsa një organizatë humanitare po shpërndante ushqime.

Euronews ka sjellë dëshminë e Tetyana-s koordinatores së këtij komuniteti. Ajo u largua nga rajoni i Donetsk. Si pjesë e një organizate që mbron të burgosurit politikë dhe po lufton për të shpëtuar jetën e burrit të saj.

“Shtëpia ime ka qenë nën pushtim që nga viti 2014. Në vitin 2017, kur donim të mbanim shtetësinë ukrainase, ndërsa jetonim në një territor nën pushtim, burri im u rrëmbye”, tha ajo.

“Nuk ofrohet asnjë ndihmë mjekësore apo ilaçe. Disa të burgosur janë të shtrirë në shtrat, të shtrirë në jashtëqitjet e tyre, të tjerë përpiqen të ndihmojnë ata që nuk lëvizin dot. Një grua është në gjendje shumë të keqe. Dhe Federata Ruse refuzon t'i lirojë këta njerëz. Ne duam që e gjithë bota të na ndihmojë dhe të përfshijë të gjitha mediat, që të bërtasin kundër këtyre shkeljeve të rënda të Konventës së Gjenevës. Është më keq se sa fashizmi, çfarë po ndodh tani, në shekullin e 21-të, në mes të Evropës”, ​​përfundoi Tetyana.

Këshilli i Evropës ka shprehur alarmin për kushtet e paraburgimit të dhjetëra qytetarëve ukrainas në Rusi dhe Krime që nga aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/08/ne-bucha-jane-gjetur-164-trupa-te-pajete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos