Momenti kur babai i tre fëmijëve goditet me copë betoni në kokë nga një person me probleme mendore

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 20:01 | Bota
Momenti kur babai i tre fëmijëve goditet me copë betoni në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amasya të Turqisë, ku një qytetar është goditur me një copë të madhe betoni në kokë, duke u plagosur rëndë.

Ai është goditur nga një person me probleme mendore, ndërsa momenti i goditjes është kapur nga kamerat e sigurisë, ku duket qytetari, i cili shembet papritur në tokë.  

Celaleddin Kayış, po dilte nga vendi i tij i punës, kur u godit nga copa e betonit, ndërsa menjëherë ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa për rastin kanë nisur hetimet.

Shikoni videon KËTU! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos