Përtej paralajmërimeve, turqit “nuk vënë mend”, vijojnë të heqin plaçkat nga shtëpitë e shkatërruara, jetët e tyre në rrezik

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 20:55 | Bota

Edhe pse lëkundjet e tërmetit ishin aq të forta saqë gati iu shkatërruan shtëpitë, banorët e shumë apartamenteve në godina shumëkatëshe, të dëmtuara pjesërisht, nuk kanë vënë mend, teksa vazhdojnë të shkojnë në to për të marrë çfarë u ka ngelur brenda.

Por, këtë veprim ata e bëjnë në një papërgjegjshmëri të plotë, duke pasur parasysh se ekspertët u kanë bërë thirrje që të mos afrohen atje, e jo më të futen brenda, për shkak të rrezikut të lartë që u kanoset, pasi mund të shemben në rast të ndonjë lëkundjeje të fortë.

Mësimi i parë nga natyra atyre iu erdhi sot, kur nga tërmeti 5.6 ballë që goditi Malatya, u shembën 29 ndërtesa, duke zënë poshtë dhjetëra njerëz, që gjendeshin brenda apartamenteve të tyre pikërisht për të marrë gjërat personale.

Si pasojë e shembjes së këtyre godinave, humbi jetën një person dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. Ekspertët i kanë drejtuar sërish thirrje banorëve që të shmangin futjet brenda shtëpive të tyre, pasi lëkundjet do të vazhdojnë.

Megjithatë as tërmeti i së hënës së 27 shkurtit duket se nuk i ka trembur turqit, të cilët jo vetëm që kanë përdorur ambientet e brendshme të pallatit, por kanë punësuar edhe vinça për t’u futur brenda tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/momenti-kur-qendra-tregtare-4-kateshe-shembet-ne-syte-e-njerezve-si-te-ishte-nje-loder/
https://a2news.com/2023/02/27/paralajmerimet-per-termet-apokaliptik-shperngulje-masive-nga-stambolli-nisin-blerjet-ne-fshatrat-malore/
https://a2news.com/2023/02/27/momenti-kur-bab-e-bije-nxirren-te-gjalle-nga-rrenojat-e-qendres-tregtare-te-shembur-nga-termeti/
https://a2news.com/2023/02/27/paralajmerimet-per-termet-apokaliptik-shperngulje-masive-nga-stambolli-nisin-blerjet-ne-fshatrat-malore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos