Bumi turistik i Shkodrës, nënkryetari i Bashkisë: Ka mangësi nga sezonet e shkuara, e nisëm me shërbimet bazë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 21:52 | Ekonomi
Bumi turistik i Shkodrës, nënkryetari i Bashkisë: Ka mangësi

Këtë të mërkurë në A2 Business flasim për sektorin e turizmit në Shkodër, ofertën që ky qytet ka për turistët dhe problemet që duhen trajtuar.

Sipas ekspertëve, rritja në sektorin e turizmit në këtë qytet është mbi 15% dhe turistët- thonë ata, vijnë kryesisht nga Gjermania, Holanda, Austria, Kosova, por edhe nga Turqia dhe vendet e lindjes.

Por a ka qenë pushteti vendor i përgatitur për këtë fluks?

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka, teksa sjell në vëmendje se administrata e re bashkisë së kryeqendrës së veriut ka vetëm një muaj që e ka marrë detyrën, shton se fillimisht e kanë nisur punën me shërbimet bazë.  

“E filluam me energji dhe pozitivitet. E nisëm me shërbime bazë. Me pastrimin e mbetjeve, krijimin e hapësirave të plazheve publike,” shpjegon zoti Beka.

Sipas tij, ka shërbime që kanë pasur mangësi nga sezonet e shkuara dhe për këtë pritet që të ketë investime afatgjata duke nisur nga viti tjetër.

Ndërsa, Aurora Zylaj, eksperte për turizmin shpreson se bashkia e re në bashkëpunim me qeverinë të sjellin investime.

Sipas saj, infrastruktura duhet të jetë prioritet. Ajo sjell rastin e Thethit, i cili është një destinacion i kërkuar, por ka ende probleme me infrastrukturën dhe formalizmin e biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos