Bundesliga, Champions dhe Europa League, 5 klube në garë

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 17:41 | Futboll
Bundesliga, Champions dhe Europa League, 5 klube në garë

Në Bundesliga-n gjermane dilema e vetme të mbetura në këtë fund sezoni është se cilat do të jenë skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Me llogaritë e mbijetesës të mbyllura dhe Bajernit drejt konfirmimit si kampion, lufta për një vend në Champions do të jetë e ashpër.

Leverkusen shkatërroi 6-1 Frankfurtin e vendit të katërt dhe tashmë skuadrat janë në të njëjtën kuotë pikësh.

Pas tyre, Glabah, Volsburg dhe Hofenhaim i ndan një diferencë prej vetëm 3 pikësh, kur kanë mbetur edhe dy javë për tu luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos