
E ardhmja e Allan Saint-Maximin mund të vazhdojë të jetë sërish kuqezi, por jo më me atë të Nice-s, por me Milanin.
Sulmuesi francez ndiqet prej kohësh nga Leonardo dhe Maldini dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë. “Kam pasur kontakte në merkaton e dimrit, por transferimi nuk u arrit të kryhet”. Megjithatë, ai lë të hapura të gjitha mundësitë e një transferimi të tillë në merkaton e verës. “Unë jam i gatshëm të kaloj në një klub të madh”, shprehet Maximin.
Milanin mund të arrijë ta transferojë lojtarin për 20-25 milionë euro, 10 më pak se sa mund ta transferonte në dimër, duke qenë se në 2020 i skadon kontrata.
Përveç kësaj, Milani ka në favor edhe vullnetin e lojtarit për të lëvizur.
Megjithatë, më parë kuqezinjtë duhet të mbyllin kampionatin me shpresën e pakët për të realizuar objektivin Champions, nga ku do të varet edhe merkato e verës. (A2 Televizion)