Burg përjetë për anëtarin e “Camorra”-s në Shqipëri

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 21:17 | Kronikë
Burg përjetë për anëtarin e “Camorra”-s në

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvadore Letizia dhe 27 vite për Markelian Doçin e 20 vite për Klevi Doçin.

Ata akuzohen për ngjarjen që ndodhi më 27 maj 2015 ku nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet edhe si pjesë e organizatës mafioze italiane,"Camorra".

Ai ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë. Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi.

Pikërisht këta dytë fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga killeri i "Camorras" në këtë ngjarje.

Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj. Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Por pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, kjo nuk pengoi që në Tiranë të derdhej gjak nga përplasja mes bandave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos