
Gjykata e Posaçme dënon me burgim përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, nëntorin e vitit 2019.
Ndërkohë, për Eriol Halilajn gjykata dha 35 vite burg.
Në atentantin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes. (A2 Televizion)