Burgu i fëmijëve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 11:34 | Sociale
Burgu i fëmijëve

Besnik Bisha sjell dëshmi me anë të dokumentarit “Fëmijët e diktaturës”. Fëmijët që kanë vuajtur në kampet e përqendrimit sot janë të lirë për t’ia rrëfyer këtë vuajtje fëmijëve të tjerë, atyre që nuk duhet të lejojnë që një tjetër diktaturë t’i rrëmbejë fëmijërinë.

Kampi më i tmerrshëm për fëmijët ka qenë ai i Tepelenës. Kohë më parë, A2 udhëtoi për t’ju sjellë dëshmitë e 10-vjeçarëve që tanimë, me flokët e zbardhur nga koha, tregonin torturat dhe fëmijërinë e tyre aty. Dëshmitë janë të shumta sot. I gjen të shpërndara në Institutin kundër Krimeve të Komunizmit, në dosjet që mbart autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, te Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një platformë të re të quajtur Memo, në kujto.al, në libra që kanë nisur të shkruhen edhe për të vegjlit, por askund në librat e shkollës.

Të gjitha këto platforma, autoritete, insttitute bëhen bashkë çdo shkurt, njëlloj sikurse të rrëzonin sërish së bashku bustin e diktatorit Enver Hoxha, për të përkujtuar ata që nuk janë më, apo ato që përjetuan gjatë një sistemi të errët politik, ekonomik e shoqëror.

Rrëfime të tilla gjen pafund, librat, dosjet dhe dokumetarët të gjithë i gjejmë falas, pa kosto, ndonjëherë edhe në bibliotekat e lagjieve apo ato të shkollave, por sa lexohen, këtë nuk e dimë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos