
Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, burime për A2 CNN bëjnë me dije se nesër pritet të nisë prezantimi i kandidatëve për primaret.
Pas dakordësisë Meta- Berisha që pritet të firmoset brenda këtyre 24 orëve, do të ketë edhe një datë për protestën e radhës të organizuar nga opozita e bashkuar.
Më herët Meta, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është arritur marrëveshja që kandidatë të PL-së të përfshihen në primaret e përbashkëta me PD-në. (A2 Televizion)