SHBA e shqetësuar për amnistinë fiskale, Escobar: Thirrje qeverisë shqiptare ta përshtasë sipas standardeve

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 18:43 | Politikë
SHBA e shqetësuar për amnistinë fiskale, Escobar: Thirrje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësoj si FMN, BB dhe BE, kan shprehur shqetësimin e saj në lidhje me nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Escobar u shpreh se shqetësimet për amnistinë i janë përcjellë qeverisë shqiptare, të cilës i është kërkuar që ta përshtatë atë me standardet ndërkombëtare që kjo nismë të mos përdoret për pastrim parash.

“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”, tha Escobar.

https://a2news.com/2022/10/18/rama-nuk-i-leme-emigrantet-ne-rruge-amnistia-fiskale-do-te-behet-duam-konsensusin-e-partnereve/

Më tej, zyrtari i lartë amerikan foli dhe për sulmet kibernetike iraniane ndaj institucioneve shqiptare, duke shprehur angazhimin e SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë.

“Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, shtoi Escobar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/mos-degjoni-nderkombetaret-biznesi-del-pro-amnistise-me-kusht-te-luftohet-informaliteti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos