Burri më i vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 10:29 | Lifestyle
Burri më i vjetër në botë tregon sekretin e

Cili është sekreti për të jetuar sa më gjatë, aq sa për t’u futur në librin e rekordeve Guinnes? “Të mos nevrikosesh asnjëherë dhe të buzëqeshësh gjithmonë”, kështu shprehet japonezi 112 vjeçar Chitetsu Watanabe pasi u bë pjesë e librit më të famshëm të rekordeve.

Watanabe, i cili ka lindur më 5 mars 1907 në Niigata, në verilindje të Japonisë, e mori certifikatën e rekordit të arritur në azilin ku qëndron prej disa kohësh në qytetin e tij të lindjes.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit të burrit më të vjetër ishte një tjetër japonez Masazo Nonaka, i cili ndërroi jetë në janar në moshën 112 vjeç e 266 ditë. Megjithatë njeriu më i vjetër në botë është një grua, po ashtu japoneze, e quajtur Kane Tanaka e cila në janar kremtoi ditëlindjen e 117-ë.

Japonia është një ndër vendet me jetëgjatësinë më të madhe në botë. Aktualisht në vend numërohen mbi 70 mijë persona që janë mbi 100 vjeç, në një popullsi që arrin 126 milionë banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos