Aktori dhe producenti Michael B. Jordan, i zgjedhur si burri më seksi i vitit që lamë pas nga “People” ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me modelen, Lori Harvey.
Përmes postimeve në Instagram, dyshja iu kanë dhënë fund zërave që qarkullonin nga tetori i vitit 2020.
33-vjeçari dhe Harvey u panë në muajin nëntor në aeroportin e Atlantas, qyteti ku Harvey u lind dhe u rrit. Ata u fotografuan sërish në fund të dhjetorit, duke udhëtuar për në Salt Lake City. (A2 Televizion)