
Një nga aktorët më të njohur amerikanë, George Clooney ka sulmuar ashpër presidentit aktual Donald Trump, pas akteve të dhunës të disa ditëve më parë në Kongres, ku 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.
Gjatë një interviste për një media të Hollywood, Clooney u shpreh se tashmë Trump dhe familja e tij do të përfundojnë në koshin e mbeturinave të historisë.
“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, mësohet të ketë thënë ai.
Gjithashtu Clooney shtoi se mbështet nismën për aktivizimin e amendamentit të 25 të Kushtetutës amerikane për shkarkimin nga detyra të Trump. (A2 Televizion)