Të përfundosh në kopertinën e revistës “Vogue” është një ambicie për çdo femër të pushtetshme ose pjesë e showbiz.
Por, kopertina e fundit e medias prestigjioze, të drejtuar prej vitesh nga një ikonë e modës si Anne Winthour, kësaj radhe ka shkaktuar më shumë polemika sesa lavdërime.
Revista ende nuk ka dalë në botim, por kopertina e parë, dedikuar zëvendëspresidentes së ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, nuk i ka pëlqyer aspak fansave të saj, por thuhet edhe vetë stafit presidencial.
Kopertina e parë e Vogue nuk i ka pëlqyer fansave të Kamala Harris, për arsye të ndryshme Vogue ka zëvendësuar kopertinën online me një tjetër, më insitucionale Kamala Harris në 20 janar do të shpallet zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara Harris është e bija e një biologe indiane dhe një profesori të njohur ekonomie, me origjinë xhamajkane Kamala Harris ka pasur një karrierë të shkëlqyer si prokurore në Kaliforni
Fotografia e përzgjedhur kritikohet si aspak në nivelin artistik që Vogue ka mësuar lexuesit e saj, me një Harris të veshur me atlete dhe një skenografi pothuajse rastësore, por ku nuk munguan ata që panë në ngjyrat e sfondit, jeshil dhe rozë, ato të cilat simbolizojnë shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha, të cilës i ka përkitur edhe Harris. Të tjerë, panë edhe një ndërhyrje në fotografi për të zbardhur disi ngjyrën e lëkurës së zëvendëspresidentes.
Polemikat u shtuan aq shumë në rrjetet sociale, saqë Vogue e ka zëvendësuar në versionin onlinë kopertinën e parë, në favor të një pamje shumë më institucionale.
Por, sipas burimeve, kopertina e parë dhe e diskutuar është tashmë miratuar për versionin e printuar, kështu që polemikat mendohet se do të vijojnë. (A2 Televizion)