Turizmi i së shkuarës komuniste, Shqipëria e veçantë, potencial gjigant tek ish-bazat ushtarake

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 15:21 | Ekonomi
Turizmi i së shkuarës komuniste, Shqipëria e veçantë,

Nga turizmi i kuq, si një shtet i izoluar komunist, te turizmi ushtarak me 173 mijë bunkerë dhe dhjetëra baza ushtarake, e së fundmi deri te turizmi Urbex, me të gjitha fabrikat, uzina e strukturat e ndërtuara në të shkuarën, Shqipëria ka plot për të ofruar.

Elton Çaushi, prej vitesh organizon ture me të huaj që duan të mësojnë për historinë, kulturën dhe natyrën e Shqipërisë. Sipas tij, vëmendja më e madhe ndalet gjithmonë te trashëgimia komuniste, diçka që e bën vendin të veçantë nga fqinjët.

Përgjatë viteve, Eltoni ka krijuar një koleksion me një sërë objektesh nga e shkuara totalitare e vendit. Sende që mbartin brenda histori dhe tërheqin në mënyra të ndryshme vizitorët.

Ishulli i Sazanit, tunelet e Kukësit të nëndheshëm, tuneli antibërthamor në Gjirokastër, etj., në momentin që janë hapur për turistët janë provuar si destinacione shumë të kërkuara.

Por të shumtë janë aventurierët që kanë zgjedhur të vizitojnë edhe pjesët e mbyllura për publikun, si baza detare, ajrore, ish-uzina, duke i dokumentuar ato në Youtube apo Instagram.

Nisur nga eksperienca botërore, që i ka shfrytëzuar struktura të tilla tashmë pa funksion, Shqipëria ka në dorë një potencial të madh për shndërrimin e tyre në burim të ardhurash.

Sipas Çaushit, krahas përfitimit ekonomik, shndërrimi i objekteve të së shkuarës, do të ndihmojnë edhe brezin e ri të mësojnë më shumë mbi historinë e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos