Bursa në bujqësi, duhej të ishte krijuar që prej vitit 2016, dëmton prodhuesit dhe eksportuesit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 11:17 | Ekonomi
Bursa në bujqësi, duhej të ishte krijuar që prej vitit 2016,

Prej vitit 2016, në Shqipëri do të duhej të ekzistonte një Bursë për Prodhimet Bujqësore. Nëpërmjet këtij mekanizmi, fermerët jo vetëm që ishin më të mbrojtur, por do të ndihmoheshin që të zhvillonin sipërmarrjet e tyre, duke konkurruar kështu të ngjashmit e tyre në Rajon.

Një gjysmë dekade më pas, ekspertë të fushës, teksa e vlerësojnë si të nevojshme nismën e lënë përgjysmë, e shohin me shumë dyshim mundësinë e krijimit të saj.

Ekspertët thonë se pasja e një burse për produktet bujqësore do të ndihmonte fermerët shqiptarë në kuadër të Ballkanit të Hapur, ndërsa mospasja e saj do të ulë aftësinë për të konkurruar.

Përfaqësues nga ky sektor thonë se nëse sektori nuk arrin të bëhet konkurrues, Shqipëria, me peshën më të lartë në Europë në bujqësi, paradoksalisht rrezikon të kthehet në një importuese të madhe, ndërsa qytetarët do ta paguajnë me çmime më të shtrenjta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos