Numri i programeve të studimit të shpallura me prioritet kombëtar ka pësuar rritje nga 35 një vit më parë në 40 për këtë vit të ri akademik dhe gati gjysma e tyre, janë degë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Për këtë vit, maturantët kanë edhe një lehtësi tjetër, heqjen e mesatares 8.5, e cila nuk do të jetë më e nevojshme. Qeveria shpalli degë të bujqësorit si prioritare, falë së cilës, student do të përfitojë një bursë prej 40 mijë lekësh në muaj. Edhe këtu ka një kusht megjithatë, që pas diplomimit të japin kontribut për vendin për të paktën 3 vite. Por cilat janë pritshmëritë për këtë vit të ri akademik dhe mbi të gjitha, me heqjen e mesatares 8.5, a mund të flasim për cilësinë e studentëve? Pyesim në studio z.Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. (A2 Televizion)
“Bursë 40 mijë lekë në muaj për student, një i diplomuar në UBT gjen punë brenda 3-4 javëve”
