Një numër i madh bashkish rritën detyrimet e prapambetura për tendera dhe pagesa të tjera në pjesën e parë të vitit. Periudha që përkoi me fushatën dhe zgjedhjet vendore, i rriti borxhet e papaguara në 6,6 miliardë lekë në qershor, nga 5,4 miliardë në fund të vitit 2022, për një shtesë prej 1,2 miliardë lekësh apo 12 milionë eurosh. Prej këtyre borxheve, tani një pjesë e bashkive klasifikohen zyrtarisht me vështirësi financiare. (A2 Televizion)
Pushteti vendor dhe zgjedhjet, bashkitë rritën me 22% borxhet e pashlyera
