Butrinti, Zhupa kërkon interpelancë urgjente me Elva Margaritin

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 15:15 | Politikë
Butrinti, Zhupa kërkon interpelancë urgjente me Elva Margaritin

Deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të zhvillojë një interpelancë me urgjencë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, në seancën që pritet të mbahet këtë të enjte.

Zhupa kërkon që Margariti të shpjegojë se çfarë procedurash ka ndjekur Ministria e Kulturës që ka ngarkuar me detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të Parkut Kombëtar të Butrinit, Richard Hodges.

Ky i fundit, sipas PD-së, është anëtari i bordit drejtues në agjencinë që do të administrojë Parkun Kombëtar të Butrintit dhe se vite më parë deklaronte se Butrinti i është dhënë padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913.

Një ditë më parë, Zhupa ka publikuar një video ku Richard Hodges deklaronte se Butrinti vite më parë nuk banohej nga asnjë shqiptar, dhe ka kërkuar që të shpallet një person i padëshirueshëm për vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos