Parashikimi i motit: 2 nëntor 2021

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 07:07 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 2 nëntor 2021

Vranësira dhe reshje të dendura mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës, por duke iu afruar mesditës, kthjellime të shpeshta do të ketë në jug dhe ultësirën perëndimore.

Pasditja përmirëson dukshëm kushtet e motit, megjithatë reshje të pakta do të ketë herë pas here në veri dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C në mëngjes duke luhatur minimalet nga 5 në 15°C, ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita duke ulur maksimalen në rreth 21°C.

Era mbetet mesatare dhe e fortë në det nga drejtimi jugor deri në mesditë kur pritet dobësim i erës duke marrë drejtim perëndimor; dallgëzimi në det mbetet 4-5 ballë deri vonë pasdite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos