Buzëqeshja e rikthyer, kombëtarja surprizë në Shtëpinë e Fëmijës

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 14:44 | Sociale

Një pjesë e futbollistëve të kombëtares së bashku me trajnerin Edy Reja surprizuan vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës në Shkozet të Durrësit, me të cilët kaluan disa minuta në një atmosferë festive.

Me kontributin e tyre të përbashkët, kuqezinjtë shpërndanë dhurata për fëmijët, si dhe bënë të mundur pajisjen me disa elektroshtëpiake për këtë shtëpi.

Një zëri në fund futbollistët së bashku me trajnerin Reja uruan fëmijët për festën e 1 qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos