Ish-drejtori i Romës: Frattesi është mesfushor i zoti, por Brozoviç te Interi e zëvendëson Asllani

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 22:03 | Futboll
Ish-drejtori i Romës: Frattesi është mesfushor i zoti, por

Blerja e Davide Frattesit nga Sassuolo, u pa nga tifozët dhe analistët e Seria A si një zëvendësim “kokë më kokë” i Marcelo Brozoviç nga ana e Interit.

Me kroatin që u largua për në Ligën Arabe te “Al Nassr”, vendi i regjisorit në mesfushën zikaltër mbeti bosh, ndaj djaloshi i talentuar italian mendohet si trashëgimtari ideal.

Por një mendim ndryshe nga shumica ka ish-drejtori sportiv i Romës dhe Torinos, Gianluca Petrachi, i cili sheh shqiptarin Kristjan Asllani si zëvendësuesin e kroatit.

Fratessi është një mesfushor i zoti, bashkë me Barellën prezantojnë futbollin e bukur të Italisë. Janë lojtarë të cilët çdo trajnerë i pranon me kënaqësi në organikë, bëhet fjalë për një futbollist të brezit të ri. Fratessi është nga ata lojtarë që bën punë në të dyja fazat e lojës, por kush thotë që është blerë për të zëvendësuar Brozovic gabon rëndë dhe nuk merr vesh nga futbolli. Janë dy lojtarë të ndryshëm dhe zëvendësuesi i Brozovic te Inter është Asllani. Dhe Asllani e bën shumë mirë atë rol sepse është një lojtar me shumë kualitet”, u shpreh Petrachi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos