
Bylisi vazhdon të habisë. Ballshiotët fituan në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-1 në javën e 11 të Kategorisë Superiore.
Në “Loro Boriçi” vendosi gjithçka një gol i Jankut në minutën e 16.
Polemikat nuk munguan në këtë takim. Fillimisht, pasi iu anulua një gol Zogajt në minutën e 3-të për një pozicion të dyshimtë jashtë loje dhe më pas për golin e Bylisit, të cilin fillimisht anësori e anuloi, ndërsa kryesori e konsideroi të rregullt, pasi Janku e mori topin nga Marku, i cili e ktheu gabimisht pas.
Tashmë, Bylisi është vetëm një pikë pas Partizanit kryesues. (A2 Televizion)