
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, dhe kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar takime në Kongresin Amerikan. Teksa tema kryesore e politikës në Shqipëri mbetet çështja McGonigal, edhe dy demokratët duket se këtë temë kanë pasur në takimet e tyre me kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi.
"Patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI-së McGonigal nga Edi Rama", shkruan Belind Këlliçi në Facebook.
Deputeti Bylykbashi theksoi se gjatë takimit me kongresmenin Michael Guest në Washington e ka informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
"Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD-në të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedentë kundër pluralizmit në Shqipëri”, shkruan Bylykbashi. (A2 Televizion)