Çështja “McGonigal”, Boçi: Drejtësia shqiptare duhet ta kishte marrë të pandehur Ramën, goditi zemrën e demokracisë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 11:05 | Politikë
Çështja “McGonigal”, Boçi: Drejtësia

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i ka akuzuar kryeministrin Rama se ka goditur demokracinë amerikane, i përfshirë në çështjen “McGonigal”, duke dashur të eliminojë sipas tij opozitën.

“Drejtësia amerikane ka vendosur nën hetim kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e ngushtë me akuzën e financimit me para në dorë për të eliminuar opozitën. E shkruar e zezë mbi të bardhë. Nuk është i vetëm dhe rastësisht kryeministri me bashkëpunëtorët e tij se ju keni bërtitur për hapjen e dosjeve ndërkohë që akzivizoni atavizmat e sigurimit të shtetit për goditjen e opozitës. Dora kryesore që godet opozitën është vetë kryeministri që ka korruptuar ekonominë, mediat dhe gjithçka dhe donte të korruptonte SHBA-në me qëllim që të sundojë në një regjim putinist”.

Sipas tij, drejtësia shqiptare duhet ta kishte marrë të pandehur kryeministrin, të cilin e konsideroi si tradhtarin më të madh të shqiptarëve.

“Korrupton SHBA-ja duke goditur imazhin e shtetit që ruan ekuilibrat botërorë, godet zemrën e demokracisë, ka frikë të japë llogari dhe prandaj duhet t’i nënshtrohet një mocioni debati. Ne do të bëjmë zbulimin e së vërtetës dhe që drejtësia shqiptare e kapur prej jush duhet të vepronte menjëherë duke e marrë të pandehur. Pse vonon drejtësia shqiptare jemi para një vepre penale shumë të rëndë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos