Bylykbashi: Prej një dekade, Rama bllokon integrimin

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 22:27 | Politikë
Bylykbashi: Prej një dekade, Rama bllokon integrimin

Me anë të një statusi të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar për mos-hapjen e negociatave.

Për të fajtori është kryeministri Edi Rama. “Ai vodhi pushtetin qendror bashkë me bandat e kriminelëve në zgjedhjet e 2017 dhe grabiti pushtetin vendor në 2019 me votime moniste. Edi Rama është përgjegjës për një dekadë (2009-2019) të bllokimit të integrimit. Nëse shqiptarëve sot iu mbyll dera për një kohë pa afat, fajin e ka Edi Rama, as Macron dhe asnjë lider tjetër europian! Është Edi Rama që duhet të japë dorëheqjen dhe askush tjetër”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos