
“Ministri serb i Mbrojtjes u shpreh: Nëse policia e Kosovës do të vijë në veri, atëherë ushtria jonë do të jetë e gatshme për çdo situatë. Kjo do të thotë se Beogradit i intereson veriu i Kosovës dhe jo serbët në Kosovë”.
Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani historiani, autori i disa librave me temë Kosovën e rajonin, pedagogu Enver Bytyçi, teksa komentoi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai theksoi se gjithçka që po ndodh bëhet në kontekstin e ndarjes së Kosovës.
“Interesi i Serbisë në Kosovë nuk janë serbë, as kishat, por pasuritë e Kosovës në veri të saj. Gjithçka që zhvillohet aty, bëhet në kontekstin e ndarjes së Kosovës”, tha Bytyçi. (A2 Televizion)