Tensionet në veri të Kosovës, Çejku: Beogradi po përdor Listën Serbe për destabilizim

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 21:23 | Politikë
Tensionet në veri të Kosovës, Çejku: Beogradi po

Diplomati Arben Çejku ishte i ftuar këtë të hënë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN ku u diskutua për tensionet e rritura gjatë ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Lista Serbe vendosi të dilte nga institucionet e Kosovës.

Çejku u shpreh se kjo ishte një situatë e parashikuar duke qenë se vetëm pak javë më parë drejtuesit e Listës Serbe ishin në Beograd. Ai theksoi se Serbia po përdor Listën Serbe për të krijuar tensione dhe krizë institucionale në Kosovë.

“Lista Serbe është një shtojcë e Vuçiç në Kosovë dhe ka eliminuar të gjitha partitë serbe në Kosovë. Kjo listë konsultohet për të gjitha vendimet e saj. Ata nuk kanë asnjë lloj autonomie në vendimmarrjet e tyre. Vendimi i tyre për të dalë nga institucionet e Kosovës nuk ishte i papritur, por i koordinuar. Para disa javësh ata ishin në Beograd. Kjo është një betejë e Serbisë me Kosovën duke përdorur si mekanizëm Listën Serbe për të tensionuar situatën dhe për të krijuar një krizë institucionale. Askush nuk po flet gjatë kësaj kohe për serbët e tjerë, të cilat janë po kaq të rëndësishëm për stabilitetin e Kosovës”, tha Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos