
Nisur nga kërkesat e shumta të degëve, Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë deri më 12 nëntor afatin për vetëkandidim dhe kandidim për Primare, të cilat do të nxjerrin përfaqësuesin e kësaj force në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Afati është shtyrë në të gjitha degët e Partisë Demokratike, ndërkohë që përjashtim bën dega e Tiranës e cila i ka caktuar 7 kandidatë që do të garojnë për të fituar nominimin në radhët e demokratët.
Për këtë arsye, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale iu ka kërkuar kryesive të degëve që të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi. (A2 Televizion)