Cakaj, letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 16:49 | Aktualitet
Cakaj, letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook. Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, theksoi Cakaj në një postim në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos