Caktohet data për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 11:11 | Politikë
Caktohet data për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahet në kuvend më 23 maj, në orën 18:00. Ky ishte propozimi i Taulant Ballës në konferencën e Kryetarëve të mbajtur këtë të martë.

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit dështoi të hënën, pasi nuk u propozua asnjë kandidat.

"Bazuar në nenin 109 të rregullores, në vijim të propozimit të Enkelejd Alibeaj për të marrë afatin maksimal përllogaritur nga dita e djeshme, propozoj që raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë në datën 23 maj në orën 18:00. Më fundor se kaq nuk ka. Pra besoj ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos