Topalli: LSI ndihmoi Berishën në një moment të vështirë, por PD mund të fitojë e vetme

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 22:26 | Politikë
Topalli: LSI ndihmoi Berishën në një moment të

Partia Demokratike mund të fitojë zgjedhjet edhe pa LSI-në. Kështu e mendon ish-kreu i Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Debat”.

“Është fakt që LSI e ka ndihmuar Berishën në një moment të vështirë. Unë kam menduar se PD i ka të gjitha mundësitë për të bërë vetë mazhorancën. Të gjitha zhvillimet treguan se gjërat shkuan më keq sesa kishin qenë. Rezultati i vitit 2021 ishte më i keq se ai i 2013, dhe ne nuk e përsërisim më këtë”, ishin fjalët e saj.

https://a2news.com/2022/05/16/a-do-te-kandidoje-per-presidente-topalli-sqaron-gjithcka-ne-debat/

Topalli thekson traumën që sipas saj ka kaluar PD. “Partia Demokratike ka kaluar një traumë shumë të madhe, ndoshta nuk realizohet dot sesa. Jo vetëm për faktin e mos bërjes së opozitës , do ta kujtojmë gjithmonë marrëveshjen e 17 majit, për t’ia kujtuar vetes se mund të përsëriten proceset e shitjes së misioneve të opozitarizmit”, deklaroi ajo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos