Calja nuk e ngre shtangën në Europian, Qerimaj renditet i 10 në baterinë B

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 07:46 | Sporte të tjera
Calja nuk e ngre shtangën në Europian, Qerimaj renditet i 10 në

Briken Calja e mbyll Europianin e Peshëngritjes në Armeni, në mënyrën më të keqe, pasi shqiptari nuk mundi të ngrejë lart në asnjë rast shtangën.

Në stilin e shkëputjes, sportisti kuqezi dështoi dy herë në peshën 151 kg, ndërsa të tretën provoi 152 kg, por sërish nuk ia doli dot.

E sikur të mos mjaftonte kjo, Calja pësoi dhe një dëmtim çfarë bëri që të mos garonte me stilin e shtytjes, duke mbyllur Europianin e Armenisë pa u renditur.

Më herët në podium, u ngjit Erkand Qerimaj që garoi në Baterinë B të peshës 73 kg. Në stilin e shkëputjes, shkodrani e nis garën me 145 kg, ndërsa në provën e dytë ngriti me suksese 150 kg.

Në të tretën, shtangisti nuk mundi të ngrejë 152 kg dhe përfundoi i pesti në renditje. Në shtytje Qerimaj ngriti 168 kg, por dështoi në dy provat e tjera me 173 kg.

Një paraqitje pozitive për shtangistin shqiptar që me 318 kg në dygarësh, Erkand Qerimaj mbylli garën në Baterinë B në vendin e 10. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos