Derbi i titullit në volejboll, Tirana fiton dhe finalen e dytë me Partizanin

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 10:46 | Sporte të tjera
Derbi i titullit në volejboll, Tirana fiton dhe finalen e dytë me

Kryeqyteti vishet bardheblu edhe në finalen e dytë në volejboll. Tirana mposhti 3-2 Partizanin dhe tani e sheh veten vetëm një hap larg mbrojtjes së titullit kampion.

Dueli në “Parkun olimpik Feti Forova”, i kishte të gjitha elementet e një derbi, emocione spektakël dhe ritëm deri në setin e fundit.

Që në fillim, loja e luftuar nga të dyja skuadrat pasi të dyja kërkonin me ngulm fitoren, por ishin të kuqtë ata që siguruan setin e pare me rezultatin 28-30.

Në të dytin, bardheblutë reaguan dhe triumfuan 25-18. Skuadra e Ylli Tomorrit riktheu avantazhin në setin e tretë dhe e fitoi atë 16-25. Megjithatë, asgjë s’kishte mbaruar këtu për Tiranën që përmbysi gjithçka në dy setet e mbetura me rezultatin, 25-19 dhe 15-13. Një sukses i rëndësishëm për bardheblutë që tani janë vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndeshja e radhës është të enjten në orën 18:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos