21-vjeçari mund Djokoviç, serbi thyen raketën nga nervat

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 19:04 | Sporte të tjera
21-vjeçari mund Djokoviç, serbi thyen raketën nga nervat

ATP në Monte Carlo Masters mund të quhet një kompeticion për t’u harruar për tenistin Novak Djokovic, i cili u eliminua në fazën e 1/16 nga një 21 vjeçar italian me emrin Lorenzo Musetti.

Serbi realizoi një ndeshje të tensionuar dhe nuk e ka gëlltitur dot këtë humbje duke e shprehur nervozizmin disa herë gjatë lojës, madje theu dhe një raketë.

Djokovic arriti të fitonte në setin e parë 6-4 dhe mendoi se gjithçka nën kontroll, por Musseti arriti të përmbyste rezultatin duke marrë dy setet e radhës.

Tenisti serb tashmë nuk është më numri një i botës kjo edhe për shkak pasi në shumë kompeticione nuk ka marrë pjesë pasi ka refuzuar të vaksinohet kundër Covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos