Volejbolli shqiptar, derbi i titullit, Tirana fiton finalen e parë me Partizanin

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 18:20 | Sporte të tjera
Volejbolli shqiptar, derbi i titullit, Tirana fiton finalen e parë me

Derbi vishet bardheblu! Tirana e volejbollit të  meshkujve hodhi një hap të rëndësishëm  në mbrojtjen e titullit kampion teksa mundi 1-3 Partizani në finalen e parë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Asllan Rusi” kishte gjithçka, emocione ,spektakël dhe tensione.

Sfida nisi më mirë për bardheblutë që fituan setin e parë i 17-25.  Në të dytin, djemtë e Partizanit reaguan dhe e fituan atë 25-14.

Seti i tretë ishte më i luftuari në parket, por Tirana i’a doli ta triumfojë në pikët shtesë 26-28.

Pas kësaj situata u tensionua në parket. Nigeriani Oforah i Partizanit u përplas me turkun Saghir të Tiranës ndërsa u desh dhe ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që situata të normalizohej, ndërsa kryesori Enri Zenullari ndëshkoi me karton të kuq si Tiranën ashtu dhe Partizanin.

Në setin e katërt, vetëm gabimet individuale bënë diferencën në parket dhe gjithçka u mbyll me fitoren 23-25 të Tiranës.

Finalja tjetër mes dy ekipeve do luhet në 17 prill në orën 19:00 . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos