Carlos Sainz rinovon kontratën me Ferrarin

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 11:23 | Sporte të tjera
Carlos Sainz rinovon kontratën me Ferrarin

Piloti spanjoll Carlos Sainz ka rinovuar deri në vitin 2024 kontratën me skuadrën e Ferrarit.

Lajmi është bere publik nga vetë skuadra italiane, e cila ka shtyrë edhe me dy vite të tjera marrëveshjen që përfundonte në verën e këtij viti.

Sainz u bë pjesë e “kokëkuqes” një vit më parë, ku bëri disa paraqitje pozitive duke mposhtur dhe shokun e tij te skuadrës Charles Leclerk.

Edhe këtë sezon, 27-vjeçari ka qenë një armë shtesë për Ferrarin duke u ngjitur dy herë në podium, por akoma nuk ka regjistruar fitoren e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos