Iu afrua për të bërë foto, fansi i vjedh orën e shtrenjtë pilotit të Ferrarit

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 18:01 | Sporte të tjera

Java ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Charles Leclerc. Pilotit të Ferrarit i kanë vjedhur orën e tij shumë të shtrenjtë në një fshat pranë Livornos, në Itali.

Bëhet fjalë për një orë Richard Mille 67-02 të personalizuar, që kushtonte 300 000 euro.

Piloti nga Monako ishte i shoqëruar nga trajneri i tij personal, Andrea Ferrari, kur një fans iu afrua për të bërë foto. Befas, ai i mori nga dora orën luksoze dhe iku me vrap.

Leclerc njoftoi policinë dhe ngjarja është duke u hetuar.

Sigurisht, jo mënyra e duhur për të përgatitur garën e radhës në F1, që do të zhvillohet në Imola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos