Basketboll, Tirana dominon derbin ndaj Partizanit

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 08:17 | Sporte të tjera
Basketboll, Tirana dominon derbin ndaj Partizanit

Mbrëmjen e së enjtes u zhvillua derbi i kryeqytetit në basketboll, mes Tiranës dhe Partizanit, në duelin e vlefshëm për kampionat.

Edhe pse dy skuadra me objektiva të ndryshëm këtë sezon, një derbi gjithmonë luhet dhe përjetohet si i tillë.

Perioda e parë nisi disi e barabartë. Të kuqtë e Erdal Borovës provuan të befasonin bardheblutë, por kjo zgjati vetëm 10 minutat e para, pasi pjesën e mbetur, skuadra e Erkand Karajt dominoi bindshëm, duke fituar me rezultatin final 74-61.

Më i miri në parket ishte kapiteni i Partizanit, Mired Jani, me 21 pikë, ndjekur nga basketbollisti i Tiranës, Eldi Hysa. Tirana vijon luftën me Teutën për titullin kampion, ndërsa Partizani mbetet në vendin e parafundit, 2 pikë më shumë se Dinamo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos