Komiteti Olimpik shqiptar, atletët ukrainas përgatiten për garën e parë në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 17:38 | Sporte të tjera
Komiteti Olimpik shqiptar, atletët ukrainas përgatiten për

Atletët ukrainas do të federohen në garat shqiptare. Është kjo nisma e fundit që Komiteti Olimpik shqiptar ka vendosur të ndërmarrë në rast se  lufta në Ukrainë do të vazhdojë. 3 javë nga mbërritja e tyre në Shqipëri, sportistet vijojnë të stërviten në pistat e Elbasanit.

Këtë të mërkurë atletët u pritën në zyrat e KOKSH-it ku u njohën dhe me garën e parë që do të zhvillojnë  në qytetin e Shkodrës.

Kreu i Komitetit Olimpik Fidel Ylli u shpreh se Shqipëria është e gatshme të pres dhe sportiste të tjerë nga Ukraina, duke i ofruar kushtet e nevojshme në qytete te ndryshme të Shqipërisë.

’E ndjejmë mbështetjen këtu në Shqipëri. Po vazhdojmë stërvitjen tonë për garat që na presin shumë shpejt. Jemi të shqetësuar për të gjithë ata njerëz që kanë mbetur aty dhe janë të detyruar të mbrojnë vendin me armë në dorë. Shpresojmë e gjitha kjo të mbaroj sa më shpejt’’, deklaroi në emër të atletëve  Volodymyr Shkurov, ambasadori i Ukrainës.

Atletet ukrainas do të përfaqësojnë skuadrën e Elbasanit dhe gara e parë është e programuar në 9 maj në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos